Ushqimet me Vitaminë E rritin oksigjenin në qelizat e zemrës

“Mjeku i së ardhmes nuk do të jap asnjë ilaç, por do të interesohet për parandalimin e sëmundjeve te pacientët e tij. Ai do të shërojë vetëm me ushqim”.
Thomas Edison
“Kirurgjia, dieta, antiseptikët – këto të trija janë të vetmet gjërat jetike të së ardhmes, në ruajtjen e shëndetit të njerëzimit”.
Thomas Edison
Nëse keni një sëmundje të zemrës, që është duke shkaktuar gjendje të zgjeruar të zemrës, dieta e pasur në vitaminë E do të jetë shumë e dobishme. Vitamina E ndihmon për të nxitur funksionin e zemrës, pasi rrit furnizimin me oksigjen të qelizave. Perimet që përmbajnë Vitaminë E ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe i bëjnë muskujt e zemrës më të fortë. Ju mund të merrni një sasi të vitaminës E duke ngrënë shumë perime jeshile, sallatë jeshile-sidomos fletët e jashtme, fara luledielli, arra, bajame, kajsi të thata, ullinj, etj. Ne rast se keni nje diagnozë♥ ose keni nevojë për një hollues natyror të gjakut, ju duhet të merrni vitaminë E si suplement. Vitamina E ka treguar në studime një rol të rëndësishëm në parandalimin e ishemisë së trurit dhe mbrojtjen e tij nga dëmtimi në rast se ishemia ka ndodhur.

Shtoni ushqimet antioksidante dhe me Omega 3
Përfshini të paktën 8 racione frutash e perimesh të freskëta në ditë. Ato janë antioksidantë dhe kufizojnë dëmtimin e arterieve nga radikalet e lira, duke u siguruar ushqimin e nevojshëm për të eliminuar kolesterolin. Nëse është e vështirë për të konsumuar këtë sasi, provoni lëngjet e frutave. Lëngjet e perimeve, sallatat e tyre si dhe supat. Peshku yndyror si salmoni i egër, skumbria, sardelet dhe harenga, sigurojnë acidet yndyrore omega-3 që ulin koagulimin e gjakut. Hiqni dhjamin dhe vajrat e hidrogjenizuar si dhe ushqimet e skuqura bërë prej tyre. Këto të fundit rritin kolesterolin, rrezikun e koagulimit të gjakut dhe bllokimin e arterieve. Manaferrat, boronicat, luleshtrydhet ndihmojnë për të mbrojtur enët e gjakut. Krundet e tërshërës sigurojnë fibra, që ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit, duke zvogëluar rrezikun e koagulimit të gjakut.
Përfshini më shumë vitaminë B1 në dietën tuaj.
Tiamina (Vitamina B1), luan rol në funksionin nervor. Mangësia në tiaminë çon në probleme kardiovaskulare dhe të sistemit nervor. Sëmundja ‘Beri-Beri’, një gjendje e shkaktuar nga mangësia e tiaminës mund të rezultojë në zgjerim të zemrës, edemë dhe deri në dështim të saj. Prandaj është e rëndësishme, që të përfshini ushqime me vitaminë B1 në dietën tuaj për të mbajtur zemrën të shëndetshme.
Hani më shumë ushqime të pasura me kalium.
Kaliumi luan rol në mbajtjen e zemrës të shëndetshme. Kaliumi ndihmon në rregullimin rrahjeve të zemrës dhe në tkurrjen e muskujve të zemrës. Nëse keni tension të lartë të gjakut, një gjendje që mund të çojë në një zemër të zgjeruar, juaj duhet të rritni futjen e kaliumit.

Ulni konsumin e natriumit.
Edema, një nga shkaqet kryesore të zgjerimit të zemrës, mund të ndodhë për shkak të sasive të tepërt të natriumit në gjakun tuaj. Kripa e tepërt mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes dhe të bëjë zemrën që të punojë më shumë. Mundohuni të hani ushqime të bëra vetë, pasi mund të kontrolloni sasinë e kripës. Disa ushqime me pak kripë janë: qumështi, misri, mishi i freskët, veza etj.

Limitoni konsumin e yndyrnave industriale
Yndyrnat e këqija trans, vajrat e homogjenizuar dhe gjysme te jomogjenizuar janë një nga arsyet kryesore për mbipeshë, për kolesterol të lartë, hipertension të cilat luajnë rol në zgjerimin e zemrës. Yndyrnat shtazore nuk janë inflamatore. Nëse jeni të shëndetshëm, yndyrnat shtazore nuk do t’ju bëjnë dëm, por nëse tashmë keni një zemër të zgjeruar, duhet të kufizoni konsumin e tyre (hiqni dhjamin nga mishi dhe kufizoni gjalpin ne 1 luge ne jave). Kosi me yndyrë nuk bën dëm, ai është vetëm i shëndetshëm.

Ushqime të pasura në kalium:
Banane
bajame
domate
patate
spinaq
fiq të thatë
hurma arabie
kajsi të thata
karota
kivi
avokado
fasule
peshk
Ushqime të pasura me vitaminë B1:
bathë
lulelakër
asparagus
brokoli
domate
spinaq
drithëra
brokoli
arra
thjerrëza
mish
Nga ‘Molla e Shendetit’, gazeta qe po ben revolucion ne lajmet mbi shendetin