Ku gabon Kryemadhi me ftesën për të bojkotuar qendrat tregtare të Zamir Manes, Dulakut e Sadri Abazit


Nga Admir Malaj

Nuk është çështja që ne nuk duhet të blejmë në qendra tregtare. Ne blejmë sepse aty për aty mendojmë se na leverdis.
Çështja është që shteti, bashkë Qeveri dhe Bashki, po dhe Bashkia që bëni sikur nuk doni, duhet të taksojë njësitë tregtare, pra dyqanet, brenda qendrave tregtare shumë më shumë se ato njësi tregtare që i shërbejnë komuniteteve në lagje, duke sjellë gjallëri, siguri dhe koezion social, ndryshe është thjeshtë retorikë.
Pse dyqani lagjes sime duhet të paguajë taksa më shumë se një dyqan tjetër brenda qendrave tregtare?
Pastaj grupet e mëdha të veshjeve dhe ato ushqimore që vinë në Shqipëri mund të marrin avantazhe fiskale nëse vitalizojnë për shembull lagje si Kombinati apo Lapraka.
A do shkoje të blije Zara apo H&M në Laprakë? Po pra.
Quhem politika publike zonjë!
Nuk po i hyj këtu arsyes pse Hugh Prather konceptoi qendrat tregtare si mënyrë shoqërizimi në zonat periurbane të SHBA, do ju lodhja shumë.
Po hajde se 15 vjeç jeni, ende duhet të futeni në ciklin e dytë të studimeve.

KONTEKST
Monika Kryemadhi, kreu i LSI, në 15 vjetorin e lëvizjes mbajti një fjalim kritik, ku ndër të tjera ftoi qytetarët të bojkotojnë qendrat tregtare të Oligarkëve. Qëndrat kryesore tregtare në Tiranë e Shqipëri janë të Biznesmenëve Zamir Mane, Sadri Abazi e vëllezërve Dulaku.