Histori / Spirancat e Durrësit, simbol i detarisë në shekuj

Spirancat janë simbol i hershëm i qytetit të Durrësit. Në thellësi të ndryshme ujore peshkatarët gjejnë ende spiranca të përmasave të ndryshme, të periudhave antike e mesjetare, por edhe moderne.
Edhe sot spirancat zbukurojnë hyrjen e institucioneve apo bizneseve private në Durrës, si tek kapitaneria e porteve dhe fasada e ish-klubit të portit, apo disa të tjera që i gjejmë pranë lokaleve të ndryshme në rrugën “Egnatia” dhe në rrugën “Taulantia”, pranë Currilave.

Burimi: Zyra e shtypit e Autoritetit Portual Durrës.