Parashutisti në zbarkimin në Normandi i cili mbijetoi nga një rënie e lirë nga 120 metra


Nga Shpendi Shakaj

Joseph Beyrle u arrestua nga gjermanët, u arratis dhe hyri në Berlin me sovjetikët. Joseph Beyrle mori pjesë në zbarkimin në Normandi më 6 Qershor, 1944 si ushtar parashutist, ndërsa i mbijetoi rënies nga 120m dhe më pas u arrestua nga gjermanët. Kur arriti të arratisej, u gjend në Berlin dhe aty luftoi rastësisht së bashku me rusët, kur ata pushtuan kryeqytetin gjerman. U nderua nga presidentët Clinton dhe Jelcin në Shtëpinë e Bardhë për veprimin e tij në anën e dy superfuqive. D-Day. Zbarkimi në Normandi më 6 Qershor, 1944. Në vitin 1944, amerikani 21 vjeçar Joseph Beyrle shërbente si vullnetar në batalionin 506 të parashutistëve që kishte bazë Ramsburi England. Ishte specializuar në sabotime dhe komunikim. Më 6 Qershor, forcat aleate zbarkuan në Normandi, zbarkimi më i madh në histori, duke dërguar rreth 5.000 anije dhe 1200 avionë. Mijëra parashutistë u vranë nga zjarri gjerman, por Joseph Beyrle arriti të mbijetojë. Bëri një rënie të lirë prej 120 metrash kur aeroplani i tij u godit nga gjermanët. Arriti të shpëtojë me plagë të lehta kur u ul në çatinë e një kishe në “Shën Come-du-Mont “. Disa orë më vonë u arrestua nga ushtarët gjermanë dhe u dërgua në një kamp përqendrimi. Breyle u transferua në shtatë muaj, në shtatë kampe burgimi dhe pas dy përpjekjeve të dështuara arratisjeje, u mbyll në kampin Stalang në Poloninë Perëndimore. Arratisja dhe beteja në anën e rusëve. Në përpjekjen e tij të tretë në Janar të vitit 1945, Beyrle arriti të arratiset. Në atë kohë, sulmi i Rusisë ndaj Berlinit bëhej nga perëndimi, ndërsa parashutisti po shkonte drejt lindjes. Ndërsa po përpiqej t’u shpëtojë gjermanëve, ra në batalionin e parë të motorizuar të Ushtrisë Ruse. I dëshpëruar, ngriti në ajër një paketë cigare Lucky Strike (amerikane) dhe tha fjalët e vetme që dinte në gjuhën ruse. «Amerikansky tovarishch!» (Shok amerikan!) Oficeria ruse rus Alexandra Samushenko u bind dhe e lejoi të luftojë me ta në rrugën për në Berlin. Beyrle luftoi për një muaj në Berlin dhe nga fat i pastër u gjend në batalionin që çliruar kampin e përqendrimit Stalang, i fundit ku ishte i burgosur. Një muaj më vonë, parashutisti amerikan u plagos dhe u transferua në një spital në Poloninë tashmë të çliruar. Atje e takoi marshalli i gjithëfuqishëm rus Zhukov, i cili mësoi historinë e tij. Ishte konsideruar i vdekur. Kur mori dalje nga spitali, Beyrle udhëtoi për në Moskë me synim që të kthehet në SHBA me ndihmën e Ambasadës së SHBA. Fati këtë herë nuk ishte në anën e tij, pasi disa ditë pas zbarkimit në Normandi, identiteti i tij ushtarak u gjet në xhepin e pantallonave të një ushtari të vdekur gjerman. Amerikanët mendonin se ishte vrarë në betejë, dhe tre muaj më vonë i dërguan telegram ngushëllimi familjes së tij në Michigan të SHBA. Ambasada e SHBA-ve nuk ishte bindur se ishte me të vërtetë ai, dhe u desh këmbëngulje e madhe nga ana e tij për ta provuar. Kaluan shumë javë para se t’ia dilte, pasi u identifikuan shenjat e gishtave të tij. Më 21 Prill 1945 më në fund u kthye në atdheun e tij. Në vitin 1994 në 50 vjetorin e zbarkimit në Normandi, parashutisti Joseph Beyrle u dekorua në Shtëpinë e Bardhë nga presidentët Bill Clinton dhe Boris Jelcin. Të dy vendet, ndër të tjera, e nderuan me medaljet e Zemrës së Vjollctë dhe Fitores së Luftës së Dytë Botërore. Joseph Beyrle vdiq në vitin 2004 në moshën 81 vjeç.

Ngjarje nga Historia Botërore.