Tradita 200-vjeçare e makijazhit të nuseve shqiptare që po i reziston kohës

Ende ruhet tradita disa shekullore e grimimit apo makijazhit të vajzave të reja para martesës, e trashëguar brez pas brezi në Lubin të Poshtëm, një fshat boshnjak nën malin Sharr, në komunën e Prizrenit në jug të Kosovës. Kjo është një mënyrë e pazakontë e grimit të vajzave të reja dhe rrallë mund të shihet diku tjetër. Në fytyrën e të rejave vendosen më shumë shtresa ngjyrash, duke dalluar më të “bardhën”, më pas një ngjyrë e kaltër e fortë, e kuqe dhe ngjyrë ari. Etnologët sqarojnë se tre “rrathët e artë” simbolizojnë ciklet e jetës të lidhura me njëri-tjetrin me shtigjet e arta të kalimit të jetës.

Sot, kjo traditë e makijazhit të vajzave të reja është në prag të zhdukjes, sepse vetëm pak zonja vazhdojne të përgatisin nuset e ardhshme në një mënyrë autentike dhe të pandryshuar.

Askush nuk e di të tregojë se si dhe nga rrjedh ky lloj makijazhi, por konsiderohet së paku është një traditë 200 vjeçare. “Ky lloj i grimimit të vajzave të reja ekziston ende në Maqedoninë perëndimore, në Malin e Zi të Shkupit dhe pjesërisht në Bullgari. Por, ku është më i vjetër, kush nga cili e ka marrë – ende nuk dihet.