Sulejman Delvina dhe Ahmet Zogu, rol në organizimin e Luftës Kombëtare të Vlorës 1920


Nga Ergys Alushi

Sulejman Delvina dhe Ahmet Zogu kanë rolin e tyre në organizimin e Luftës Kombëtare të Vlorës 1920.

I pari kryeministër dhe i dyti ministër i brendshëm i qeverisë që doli nga Kongresi i Lushnjës.

Edhe pse jo zyrtarisht në mbeshtetje të Luftës, ata dhe të tjerë shqiptarë, në qeveri dhe jashtë saj, ishin në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e luftës në Vlorë, duke ndihmuar me njerez dhe ndihma të ndryshme Vlorën.

Pas perfundimit të luftës, në nëntor 1920, bashkia e Vlorës do ta nderonte me titullin “Qytetar Nderi i Vlorës” Sulejman Delvinën, i cili do të vdiste vite më vonë në spitalin psikiatrik të Vlores e do të varrosej me nderime nga vlonjatët.

Pas perfundimit të luftës marredheniet e vlonjatëve me Ahmet Zogun kanë njohur ulje-ngritje, kryengritje e komplote kundër tij, ndëshkime e dënime të tij kundër vlonjatëve, dashuri dhe urrejtje.

Lufta Kombëtare per çlirimin e Vlorës ka edhe kontributin e tyre.

Historia vazhdon…