Faza e parë e regjistrimeve, më të mirët tek Mjekësia, “braktiset” Ekonomiku

Mbyllet faza e parë e regjistrimeve ne fakultetet e mjekësisë, ekonomikut dhe histori-filologjisë.

Edhe këtë vit mjekësia ishte më e kërkuara: në 260 kuota pranimi, brenda fazës së parë u regjistruan 195 studentë, të gjithë me mesataren mbi 9.8.

Ajo që bën diferencën nga vitet e kaluara është së në fakultetin ekonomik nga 1200 kuota, janë regjistruar vetëm 80 studentë.

Dekani Dhori Kule e justifikon mungesën me faktin se studentët po preferojnë gjithnjë e më shumë mjekësinë. Ai u bëri apel të rinjve që nuk janë shpallur fitues në këtë fakultet, të tregojnë durim për 6 fazat pasuese.

Ndërsa fakulteti i historisë dhe i filologjisë nga 705 kuota pranimi, në fazën e parë, regjistroi vetëm 70 studentë.