U plagos me Feti Voglin në Afganistan| komandoja Peçi takon komandatin Demiraj

Aleksandër Peçi është komandoja që mbeti i plagosur 7 vite me parë në Anganistan, aty ku humbi jetën edhe Feti Vogli. Së fundmi ai është bashkuar me ish-shefin e tij në SHBA, me Dritan Demirajn dhe ky i fundit është shprehur se ndihet i nderuar.

“Sonte pata kënaqësinë të kisha për darkë në shtëpi në Michigan ish kolegun tim të nderuar Alksandër Pecin.
Sandri në datën 20 shkurt 2012 gjatë kryerjes së detyrës me misionin “Eagle-4” në Daman, Kandahar, Afganistan u plagos rëndë në krye të detyrës nga një sulm i pabesë i terroristëve Afganë, ku fatkeqësisht humbi jetën kolegu jonë i nderuar Kapiten Feti Vogli.
Ndjehem pafundësisht i nderuar që pata privilegjin dhe përgjegjësinë të punoj, komandoj dhe luftoj me këta njerëz të nderuar, trima dhe patriotë, të cilët vetëm i kanë dhënë Kombit Shqiptar dhe nuk i kanë marrë asgjë dhe që luftuam në frontin më të vështirë të luftës krah për krah me ushtrinë amerikane”, shkruan Demiraj në “Facebook”.

Çfarë ndodhi 7 vite më parë?

Më 20 shkurt të vitit  2012 gjatë një aksioni në Afganistan, Peçi u plagos rëndë dhe për disa ditë qëndroi në gjendje kome. Në këtë ngjarje humbi jetën edhe Feti Vogli.

Pas kësaj ngjatje nëntetari shërbeu me devotshmëri në Afganistan për disa vite në disa misione ndërsa në vitin 2016 Peci u largua nga Forcat e Armatosura të Ushtrisë e më pas u largua dhe Shqipëria.

Gjithë kjo me arsyetimi si i zhgënjyer për trajtimin qesharak dhe pagat e një ushtaraku në vend.