Fiku zbutës për stomakun, shërues për sëmundjet e gjoksit, zemrës, për zhdukjen e dy parazitëve…

Fiku përdoret si zbutës për stomakun dhe shërues për sëmundjet e gjoksit, zemrës, për zhdukjen e dy parazitëve të barkut e stomakut dhe shërimin e mëlçisë. Gjithashtu ky frut ka gjetur përdorim për shërimin e mushkërisë, kanaleve urinare e shumë sëmundjeve të tjera. Fiku pakëson aciditetet në trupin e njeriut, ndikon në parandalimin e rrahjeve të shpeshta të zemrës, temperaturës.
Ai është i dobishëm për gratë shtatzëna e ato që ushqejnë me gji foshnjat. Me të mund fashohen tumoret e ashpra dhe përdoret në formë gargareje me lëkurat e shegës. Gjethet e fikut janë të vlefshme për sëmundjen e urdhjes si dhe puçrrat e parakohshme. Fiku është i dobishëm gjithashtu në rastet dizanterisë dhe pastrimit të veshkave.
Lëngu i fikut është i vlefshëm për tumoret në grykë, ndërsa qumështi i tij me mjaltë vlen për perden e syve. Infuzioni, ekstrakti (lëngu) i tij është i dobishëm për kollën e mirë, dhimbjet e gjoksit si dhe tumoret në mushkëri.