E pyesin për paratë| Eni Çobani: Ku i gjeni këto pyetje aman?!

Juristja shumë e dashur për publikun, Eni Çobani ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Borës, Romeos dhe Donaldit “Treshat”, ku zbuloi më shumë për karrierën e saj dhe jetën private.

Eni pranoi se pas daljes së parë në “Shihemi në gjyq” asaj i është shtuar puna dhe se problemet e njerëzve dhe mënyra si ajo i ndjek, e bëjnë këtë rubrikë kaq të ndjekur.

“A të takon me ligj që të marrësh përqindje nga sponsorat e rubrikës?”, e pyeti Bora juristen.
“Ku i gjeni këto pyetje aman”, i tha Eni e vendosur në siklet.

“Këto janë gjëra që janë rregulluar që në fillim. Është një marrëveshje e ndërtuar mes meje dhe televizionit Klan për të cilën besoj të dy palët jemi të kënaqur. Në momentin që s’do jemi patjetër që…”, u shpreh Eni.