Histori suksesi! Këngëtarja shqiptare triumfon në Rusi dhe bën shqiponjën me duar

Një zë i rrallë shqiptar është duke triumfuar në skenën ruse. Bëhet fjalë për Inis Nezirin, e cila po konkuron në “New Wave Festival” në Rusi. Ajo ka fituar pikët maksimale nga juria e madhë dhe tashmë do të performojë në finale më 29 gusht. Talenti i saj është vlerësuar më parë dhe nga këngëtarja Aurela Gaçe si dhe Ardit Gjebrea. Ndoshta nuk ju kujtohet, por Inisi ka kënduar në ‘Këngën Magjike’ krah Flori Nazifit.