Pse kjo alergji ndaj së vërtetës

Sulmi ndaj medias sot nuk eshte vetem tregues i tendences per te patur te gjitha pushtetet, institucionale apo mediatike qofshin ato, ne doren (duart) e nje njeriut te vetem .Ne arketipin e politikanit shqiptar te dale e te edukuar prej diktatures shenjon nevojen patologjike per ta injoruar realitetin objektin e per ta zevendesuar me nje model kallp, i cili i pershtatet lehtazi abuzimit dhe tekave te kesaj rrace politikanesh. Nje media e lire, ku kompromisi me te verteten ekziston ne dozen minimale te nje shtremberimit qe natyra njerezore e lejion, nuk mund te pranoje ne asnje menyre nderhyrjen makabre qe kjo politike indukton mbi gjithcka te dukshme e te prekshme ne Shqiperi e per shqiptaret. Nje media e lire perben garancine kryesire qe cdo tentative ne tjetersimin e asaj cka duket do te perballet me revolten e gjithkujt qe dinjitetin e gjen te njerezit qe gjerat i thone ashtu sicj jane, jo ashtu sic duan ata te jene.
Duke perdorur mediat ne transformimin e vertetae, pushtetaret nuk jane te detyrar t`i hyjne andrallave te zgjidhjes reale te problematikave. Ata do te detyroheshin te jepnin llogari e te siguronin transparence per cdo cast te qendrimit te tyre ne karrigen e pushtetit, duke e bere te pamundur abuzimin me karrigen e pushtetin.
E verteta lakuriq, e pazbukuruar nga mjeshterit e percimit te se vertetes, i frymezon njerezit te kerkojne me te miren nga e drejta kushtetuese e zgjedhjes. Ne kete menyre, ata shfaqen me te afte e me sycelet ndaj alternativave dhe diferencave faktike mes tyre.
Ndaj dhe lufta e ketij pushteti nuk zhvillohet ndaj emrave te medhenj te gazetarise shqiptare. Ajo nuk gjallon perdhunshme tash e 6 vjet ne favor te egos se politikanit qe kerkon te dale me shpesh ne tv e mediumet e tjera.
Meseleja e madhe, ajo me e frikshmja e me kobshmja per demokracine ne Shqiperi, qendron te synimi per ta perthyer realitetin ku jetojme sipas deshires se atij qe paguan me shume e me shtrenjte. Loja nuk ka me vlere kur eshte dikush tjeter qe jo vetem shkruan rregullat, por dhe luan paciperisht me natyren e vete lojes.

more recommended stories

loading...