200 milion euro në tavolinë| Goditja e operatorëve të transportit në Tiranë, i hap rrugën konçesionit në transportin Urban?

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, pas një hetimi njëmujor me metoda speciale të hetimit, për goditjen e evazionit fiskal dhe informalitetit, finalizoi operacioni policor “Bileta e falsifikuar”, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Të arrestuarit:

Fatos Vrapi – Pronar i AlbaTrans

Albana Vrapi

Ferdinand Ibrahimi – Pronar i Ferlut

Anastas Ibrahimi – djali

Evis Vora – administrator

Lulzim Allaraj – dispecer

Aldi Duka – dispecer

Klodiana Qato – ekonomist.

A. Ibrahimi., 20 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t’i asgjësuar.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në trasportin urban në qarkun Tiranë.

Këta shtetas përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Gjithashtu u sekuetruan në cilesinë e provës materiale: një automjet i markës “Masserati”, 4 aparate celulare, në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndyshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi , si dhe dokumente të tjera me shënime të ndyshme.

ANALIZA

Pjesa penale është punë e policisë së Shtetit dhe prokurorisë, të cilën gjykata do ta vërtetojë.
Me goditjen e operatorëve të transportit në Tiranë, që kanë një xhiro fitimi rreth 200 milion euro, duket se do të ndryshojë edhe menaxhimi i transportit urban në Tiranë, dhe nuk është çudi të kemi një konçesion së shpejti.