Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur! Nuk ka para për Teatrin Kombëtar, por për Luks, Po!

Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur! Shteti që pretendon se nuk ka fonde për të ndërtuar një teatër të ri, “vjedh” fonde edhe në udhëtimet e ministrave të tij.

Një natë në “The Hotel Brussels” realisht kushton rreth 130 euro ndërkohë që Ministrja e Dretjësisë me fondet publike ka paguar 660 euro nata te agjensia e udhëtimit.

Një natë në hotelin “Steigenberger Wiltcher’s” po në Bruksel kushton normalisht rreth 180 euro ndërkohë që Ministria ka paguar 543 euro me lekët tona.

Kjo është vjedhje dhe është e faktuar. Nuk mund të presim drejtësi nga dikush që vjedh paratë e hotelit.

Ministrja duhet të japë dorëheqjen e Prokuroria të hapë hetimet! Mbi të gjitha, provohet dhe njëherë se shteti shqiptar fondet për investime publike i ka, por preferon t’i vjedhë ato!