Merkel sjell deputetët e Bundestagut për të negociuar zgjidhjen e krizës politike në Tiranë

Deputetët e Budenstagut gjerman do të vijë në shtator në Shqipëri me qëllim për të negociuar për krizën politike.

Një delegacion i deputetëve gjermane pritet të vizitojë Tiranën, e si kryeaxhendë kanë takimet me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, raporton faktor.al

Burimet pohojnë se prej ditësh po punohet për realizimin e këtyre takimeve, duke ofruar edhe ndonjë paketë për zgjidhjen e krizës politike. Vetë kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh disa ditë më parë se është i hapur për të bashkëpunuar me CDU-në partinë e kancelares Merkel.

CDU/CSU dy partitë kryesore të qeverisë së kancelares Merkel patën shprehur angazhimin e tyre për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës politike. Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial në parlamentin gjerman (Bundestag), Johann David Wadephul ka qenë një ndër më aktivët sa i përket krizës politike në Shqipëri, duke u ofruar si ndërmjetës për zgjidhjen e saj.

“Ne jemi edhe më tej të gatshëm që të kontribuojmë për hapjen e një dialogu ndërmjet qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën. Por kjo mund të funksionojë vetëm nëse të dyja palët hyjnë në bisedime pa vendosur parakushte. Gjithashtu nuk duhet të përjashtohet asnjë temë. Zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik.
Prandaj duhen vënë në tryezë të gjitha opsionet që u garantojnë qytetareve mundësi të vërteta për të zgjedhur në zgjedhjet lokale. Këtu hyjnë edhe masa të jashtëzakonshme, si për shembull, shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale. Qëllimi më i lartë duhet të jetë kthimi pa ekuivok në procedurat demokratike dhe respektimi i standardeve të shtetit të së drejtës në zgjedhje. Bashkësisë ndërkombëtare nuk i interesojnë konfliktet politike ndërpartiake, por stabiliteti demokratik”, thuhej në një deklaratë të CDU dhe CSU të mbaqjtur në majin e këtij viti.

Shtatori pritet të ketë një shtim të pranisë së ndërkombëtarëve, pasi në Tiranë pritet të vijë edhe një delegacion i Parlamentit Europian. Vizitat e europarlamentarëve dhe deputetëve gjermanë lidhen edhe me faktin se vizitës së mbledhjes së fakteve për gjendjen në Shqipëri përpara se të merren vendimi në tetor për çeljen e negociatave.
Pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku opozita nuk mori pjesë, vendi pritet të përfshihet sërish nga stina e protestave