Kur jeta e një 26 vjeçari vlen me pak se një tub kondicioneri !

Nga Elkier Bushkolaj

Ky është 26 vjeçari, Indrit Çela, nga Mallakastra, paraditen e së enjtes ka qenë duke bërë punime për rregullimin e kondicionerit në një vilë në Tiranë, por për punën e tij mori shpërblimin më të rëndë, vdekjen me plumb kokës.

U vra në shtëpinë ku po punonte nga të zotët e shtëpisë, një ngjarje makabre që tregon se ne si popull kemi humbur çdo vlerë morale, pasi brenda shtëpisë tënde nuk vritet as hasmi, e jo më punëtori.

Ky krim nuk ka asnjë justifikim, e uroj që drejtësia ti japë dënimin e merituar autorëve.

Për djemtë e llastuar të babait pasur jeta e një 26 vjeçari nuk vlen më shumë se rrjedhja e tubit të kondicionerit.

Paratë e krimit organizuar që vijnë nga jashtë dhe paratë e emigracionit kanë tjetërsuar karakterin e të rinjve shqiptarë, të cilët janë të gatshëm të ta marrin jetën për një shikim shtrembër, për një karikues telefoni, për një gërvishtje makine, për një fjalë goje.

Ku dreqin po shkojmë se po na shuhet fara !