Gjithë ky mllef ndaj Memorialit Turk nuk ka kuptim!

Nga Vëlla Shkumbini,
Memoriali nuk është bërë pa lejen e Bashkisë, nuk është bërë pa pyetur pozitën, opozitën dhe shoqërinë civile.
Nuk është bërë as pa një dhuratë nga pas, ajo më e dukshmja është parku për fëmijët.
Ata që e kanë bërë, kanë ndjekur të gjithë hapat institucionalë dhe normat zakonore.
Të kërkosh prishjen e memorialit është tashmë pabesi, sepse udhëheqësit tanë qoftë me fjalë dhe qoftë në heshtje kanë dhënë lejen për ngritjen e tij.
Nuk ta ka njeri për borxh, që sot t’i thuash nëpërmjet udhëheqësve, që dua t’i nderoj njerëzit e tu dhe nesër t’ja shash me rob shpie e t’ja rrahësh, duke i prishur memorialin.
Prandaj, në mendimin tim, nuk duhet të ketë asnjë mllef kundër memorialit.
Kush nuk do memorialin të shkojë të ankohet tek Lali Bashkisë, Luli SHQUPit, Liloja Presidencës, e pse jo dhe tek Kapexhiu. Sepse këta, me fjalët e tyre, ose me heshtjen, i thanë memorialit “bujrum”, e tashmë ne që nuk e duam nuk mund t’i themi më “jazëk”.