Festivali për Mbrojtjen e Teatrit, risia kulturore e kryeqytetit! Artistët bëhen bashkë

Festivali për Mbrojtjen e Teatrit është një ngjarje artistiko-shoqërore që lindi si reagim ndaj vendimit të korruptuar të qeverisë shqiptare për të shembur Teatrin Kombëtar bazuar mbi një ligj të miratuar vjet në parlament dhe i cili shkel nëntë nene të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ky festival nuk ka një datë mbarimi. Prandaj ne ftojmë artistët e skenës, muzikantët, shkrimtarët, të bëhen pjesë e tij. Kjo është përpjekja jonë e përbashkët për të mbrojtur teatrin, artin, dinjitetin e kulturën tonë.

Deri më sot në kalendar:

27 Korrik 2019, ora 20.30
”Marr Guximin” monodramë nga Vangjel Kozma, intepreton Mehdi Malka.

1 Gusht 2019, ora 20.30
”Shtëpia e sëmurë” tekst nga Teki Dervishi, intepreton Arben Bajraktaraj.
Pantomimisti amerikan Robert Berky intepreton një fragment nga pjesët e tij.

4 Gusht 2019, ora 20.30
”Mbretëresha” monodramë nga Rexhep Qosja, intepreton Justina Aliaj (mjeshtre e madhe).

5 Gusht 2019, ora 20:30
Unit Band (Sheshi i Teatrit)

7 Gusht 2019, ora 20.30
Shfaqje teatrale eksprerimentale nga Arlinda Morina, me fokus gruan dhe feminizmin.

10 Gusht 2019, ora 20.30
”Emigrantët” nga Slavimir Mrozhek, intepretojnë Besmir Haliti dhe Endri Ahmetaj.

15 Gusht 2019, ora 20.00
Koncert nga Kachinari (Gjergj Kaçinari)

19 Gusht 2019 ora 20.30
Monodrama ”Artisti i vetëm” nga Ralph Hammerthaler, intepreton Naim Berisha.

22 Gusht 2019 ora 20:00
Në kujtim të dramaturgut Shpëtim Gina, me aktoren Adriana Tolka (Sheshi i Teatrit).

25 Gusht 2019 ora 20:30
Monologu ”Më pyesin ku je” me tekst dhe regji nga Albert Dedja, interpreton Dardana Bërdyna.