E RËNDË | Ndahet papritur nga jeta doktoresha 40 vjeçe

Është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare doktoresha e mjekësisë dentare Ina Thereska.

Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin për vdekjen mjekes së njohur e dha rektori i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës Arben Gjata.

Varrimi i doktoreshës do të bëhet ditën e nesërme në orën 17:00.

Në karrierën 16-vjeçare, Thereska punoi si pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa për 12 vite drejtoi Agjensinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave.

Postimi i Prof.Dr. Arben Gjatës:

”Të dashur miq!

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta pas një

sëmundje të rëndë të Dr. Ina Thereska – Lala, pjesë e stafit akademik

të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, UMT.

Dr. Ina Thereska – Lala lindi më 18 Nëntor 1978. Studimet e mesme i

kreu pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, nga viti 1993 – 1997 me

rezultate te shkelqyera, më pas ndoqi studimet e larta në Fakultetin e

Mjekësise, dega Stomatologji ku dhe u diplomua me rezultate shumë të

larta në vitin 2003. Pas perfundimit të studimeve, punoi si mjeke

pranë këtij fakulteti dhe ne vijim si pedagoge e jashtme për 10 vjet.

Nga viti 2007 – 2019, ka punuar në pozicion drejtues pranë Agjensisë

Kombëtare të Kontrollit të Barnave.

Largimi nga jeta i të ndjeres, Ina lë pas një humbje të madhe për

familjen, kolegët, studentët, pacientët dhe cilindo tjetër që ka pasur

fatin ta njohë.

Përcjellim ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortin, dr.Dariel Thereska si dhe për të gjithë familjaret e të afërmit dhe ju njoftojmë se homazhet mbahen

ditën e Dielë, datë 25 Gusht ora 10.00, pranë Internacional Events

House, Rr. Kajo Karafili, pas ish-Lidhjes së Shkrimtarëve. Percjellja

per ne banesen e fundit bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës.

I paharruar qofte perjetesisht kujtimi i saj!’’

more recommended stories

loading...