Të flini në hotele luksi me 700 euro nata, nuk ia përmiresoni dot imazhin Shqipërisë

Nga Eva Idrizllari

Si mund te funksionoje “Drejtesia” si model ne nje vend, kur realisht qeveritaret e tij plotesojne boshlleqet personale te inferioritetit me arken e taksapaguesve te shtetit?!

Siç duket, per ministren e Drejtesise, kjo paska qene nje nga endrrat saj te sirtarit: te flinte dy nete ne nje hotel luksoz ashtu si Julia Roberts tek filmi “Pretty Woman”.

Zonja ministre, te kapercesh komplekset e inferioritetit te varferise per te permiresuar imazhin per veten me nje mbivleresim duke perdorur parate e shtetit, eshte jo vetem thjesht nje defekt personaliteti, por nje tejkalim abuziv i shfrytezimit te pozicionit per te permbushur boshlleqet vetjake te luksit.

Si mund te zhduket varferia ne kete shtet me zyrtare kaq te zhdrejte, me mentalitet korruptiv dhe me probleme psiko-sociale ndaj mjerimit si pervoje e turpshme?

Te flini ne hotele luksi me 700 euro nata, nuk ia permiresoni dot imazhin Shqiperise, zonje e lustruar.
Ju jeni ministrja e nje vendi te varfer, i mbytur ne borxhe, droge dhe kriminalitet.

E pamundur te konsolidoni besimin e Drejtesise ne kete shtet.
Absolutisht, Jo.
Ju jeni nje abuzuese e arkes se shtetit.
T’iu vije Turp!