Vjedhje me armë| Nga ShBA-ja e Gjermania në Shqipëri, ja dy të ekstraduarit

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar në Shqipëri. Një 32-vjecar nga Elbasani, i identifikuar si D.M është ekstraduar nga ShBA drejt Shqipërisë për falsifikim të dokumenteve dhe vjedhje me armë.

Ndërsa 21-vjecari A. Xh, me origjinë nga Dibra është ekstraduar nga Gjermania për trafikim të lëndëve narkotike.

Ekstradimi nga ShBA

32-vjecari ka qenë i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Illionois dhe ka vuajtur dënimin në ShBA për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

Ekstradimi nga Gjermania

Mbrëmjen e kaluar, 21-vjecari është ekstraduar nga Mynihu në Gjermani. Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

“Në datë 29.04.2017 oficerët e policisë kufitare kanë sekuestruar 104,75 kg cannabis sativa, të cilën shtetasi A. Xh. ka tentuar ta trafikojë nëpërmjet kufirit tokësor drejt Maqedonisë së Veriut”, njofton policia.