“Nuk mban më ujë pilafi”| Aktivisti politik Kalaja: Opozita rikthehet fuqishëm në shtator

Aktivisti politik dhe gazetari Aulon Kalaja përmes një komunikimi është shprehur se, Opozita rikthehet fuqishem ne shtator.

Sipas Aktivistit Kalaja “Nuk mban me uje pilafi.”

Ajo duhet te zhbeje 30 qershorin. Duhet te rrezoje 61 kryetaret e komiteteve ekzekutive, te cilet filluam avazin duke shkarkuar njerez nga puna dhe duke emreuar aty militantet e tyre. Opozita ka nje mision te paprecendente perpara. Ne mungese te gjykatave dhe te nje shteti afer normales, opozita do te duhet te cjerre masken e zgjedhjeve moniste. Qytetaret e kane bere duke mos votuar dhe do e bejne duke iu pergjigjur protestave. Votimet e 30 qershorit nuk ishin as legale dhe as legjitime. Legale nuk ishin sepse Presidenti i Republikes e shfuqizoi dekretin, duke shpallur 13 tetorin si date per zgjedhjet lokale. Legjitime nuk ishin sepse nuk kishte gare, kandidatet e supozuar te majte nuk munden te mundnin vetveten, qe do te thote, nuk tejkaluan dot as paraardhesit e tyre ne zgjedhjet lokale te 2015. Ata kane mare vota sikur po votoheshin per kryepleq.