Kinematografia shqiptare sërish në zi, ndërron jetë “Coli” te filmi “Debatik”

Arti shqiptar sërish në zi! Mësohet se pak minuta më parë ka ndërruar jetë Shpëtim Zani, aktori i cili u bë i famshëm për rolin e “Coli”-t në filmin “Debatik”. Shpëtim Zani, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Kanë qenë miqtë e tij në rrjetet sociale, ata që kanë dhënë të parët lajmin e trishtë për ndarjen e parakoshme nga jeta. Ai ka luajtur vetëm një rol në jetën e tij, por fitoi zemrat duke u shndërruar një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar, duke mbetur në memorien e të gjithëve.