Arben Tafaj: Kjo qeveri qeveris kaosin që e krijon po vetë, me një politikë konflikti

Nga Arben Tafaj, kryetar i shoqatës Tirana

Legjitimitet apo demonstrim force (dhune) me cdo kusht? Qartazi me veprimet e fundit ne Shkoder mazhoranca po tregon se ka zgjedhur te dyten.

Persa kohe kandidati socialist i Shkodres V.P. u rrezua nga cdo titull per shkaqe kriminale, Shkodra do shkoje drejt zgjedhjesh te reja vendore. Renia morale e zgjedhjeve pas doreheqjes se tij nuk mund te prodhoje asnje institucion legjitim.

Konstituimi i keshillit bashkiak te Shkodres pas zhvleresimit te rezultatit- edhe keshtu qesharak te votimeve te 30 qershorit- deshmon se mazhorances i duhet te mbaje gjalle me cdo kusht nje flake konflikti.

Perpara 30 qershorit kjo kauze ishte Presidenti Meta. Tani eshte provokimi uzurpues i pushtetit vendor me cdo kusht dhe mjet antiligjor. Neser mund te jete nje teme tjeter – po aq jo serioze dhe kalimtare.

Kjo qeveri qeveris kaosin qe e krijon po vete, me nje politike konflikti permanent.
Akti administrativ qe u konsumua ne Shkoder eshte nje kercenim per stabilitetin institucional dhe shanset e nje zgjidhjeje politike te krizes…