Jashtë mode


Nga Samet Zagradi

Në qoftë se ti sillesh mirë, vishesh thjeshtë, je i varfër apo nuk je mjaftueshëm i abdetuar me trendin e ri, padyshim që ti je jashtë mode, apo “old fashion” siç e quan brezi që po rritet ditët e sotme. Në cepin e syrit dyshues që në bankat e fillores ti do të gjykohesh në qoftë se pasioni jot janë më shumë mësimet se sa fiskulturën apo lënien e orëve të mësimit. Në gjimnaz në qoftë se ke mesataren por nuk ke të dashur në të shumtën e rasteve do të quhesh provincial, e më pas në jetën e përditëshme do ishe në qendër të vëmendjes në qoftë se ti bën dicka jashtë trendeve të kohës. Nëse rri i thjeshtë, nuk përshkohesh nga vëmendja quhesh i humbur, e nëse humbet në vorbullën e gjërave të ndaluara quhesh i rëndësishëm në shoqëri.

Ti do të quhesh fshatar në qoftë se vjen nga fshati, malok në qoftë se vjen nga veriu apo i dalë nga moda në qoftë se nuk vishesh si “blogeret” apo si reklamat e manikinave e të butiqeve të shtrejtë. Brirët do tu dhëmbin nga e qeshura në qoftë se ti dashuron vërtetë ashtu siç është një njeri sidomos kur ai nuk është si ti, apo nuk është pasur. Në qoftë se ti lexon napo diskuton për një libër do të quajnë të “marrë” sepse koha e letrës ka ikur tashmë, duke mos ditur se cfarë emocioni përcjell ai libër. Ti do jesh old fashion nëse nuk bën si turma duke ndjekur modele të cilat nuk I shkojnë aspak përshtat shoqërisë tonë. Ti nuk vlen nëse nuk ke një makinë, një smartfon të fundit, nuk bën pushime apo një jetë luksoze. Në Shqipëri mjafton të kesh para, nuk mund të kesh bërë asgjë ne jetën tënde sërish të quajnë të suksesshëm. Nëse ke makinë por jeton me ndihmën ekonomike të nënës suaj apo nëse jeton me qera atëherë je në rregull. Bota ku ne jetojmë nuk është gjë tjetër veçse një fasadë e hollë dhe jo e këndëshme.

Unë mendoj që nuk është turp të jesh nga fshati sepse tjetër kush ka vendosur që ne të lindim aty. Këtë nuk e kemi në dorë ne! Ne kemi në dorë të ndihemi krenarë nga vijmë, të mos e harrojmë atë dhe të bëjmë vendin tonë të ndihet i vlerësuar prej nesh. Në fshat ka më shumë qytetari se atje ku je ti që gjykon. Qytetar të bën sjellja dhe jo origjina! Duhet të kuptojmë që nuk është turp të shkosh me autobus me pushime, të hash buke djath e domate, të shijosh cdo moment pa u shqetësuar nga gjykimet e trendeve të reja. Kënaqësia me madhe është të ndihesh mirë ne ato që zoti të ka dhënë dhe ato që ti me djersë ke fituar. Nuk është turp të jesh I varfër, turp është të bësh sikur je i pasur! Ti kurrë nuk mund të jesh jashtë mode përderisa truri kurrë nuk del jashtë mode!

Ti duhet të jesh krenare kur në instagramin tënd nuk nxjerr shalët por diplomat dhe arritjet e tua cdo ditë. Më mirë të promovosh një libër se sa një pjesët e tua intime. Nuk do jetë më kush kurioz për ty!? Duhet të jesh krenarë kur punon dy turne, mëson në shkollë njëkohësisht, lexon, lodhesh dhe shijon çdo moment në kohën e duhur dhe jo kur mburresh me jetën luksoze që yt atë ta siguron me mënyra të paligjshme.
Ti duhet të jesh krenre kur në dhomën tënde ke më shumë libra se sa veshje të modës së fundit që për një sezon nuk vlejnë më. Duhet të shijosh më shumë groshën në tavolinën e familjes tënde sesa pjatat me fruta deti në restorantet e hoteleve në periferi të qytetit. Duhet të shijosh cdo ditë më shumë sediljet e vjetruara të autobuzit, se sediljet e benzit luksos që të merr nga periferia e të sjell në shtëpi. Të jeni të bindur se në këtë mënyrë nuk jeni aspak “Old fashion”! Frytet e punës dhe djersës tënde do të bëjnë krenar jo vetëm ty por edhe ato që deri tani të kanë etiketuar jashtë mode. Ti duhet të ndjekësh modele pozitiv suksesi, jo të bësh sukses duke ndjekur modele të pahijshme për veten dhe karakterin tënd.

Nuk mund të jesh në modë ku cdo ditë shalë lakuriqe zbresin nga makinat luksoze e më pas nuk dihet nga përfundojnë. Kur ditë-netët e tua i zbardh në lloto, në klabe nate, i pavetëdishëm për atë cka bën absolutisht që nuk je në modë. Kur edukon keq fëmijën tënd, gënjen prindërit e tu, i bën naftën shkollës dhe jetës kurrësesi nuk mund të jesh trendy. Nuk mund të jesh në modë kur në jetën tuaj nuk ke lexuar kurrë një libër, qoftë ai edhe me përralla, kur nuk din emrin e shkollës, të petagogut e kur në çanta në vend të leksioneve nuk gjindet tjeteër vec produkte kozmetike, karikuës, paketa cigaresh madje here herë edhe lëndë të ndaluara. Kur ti je 30 vjec, prindërit sikletosen, marrin kredi të të shkollojnë e të të bëjnë mbarë dhe ti bën pushimet jashtë atëherë fillo të shqetësohesh. Moda thot që duhet tja dalësh vetë dhe të ndihesh krenar me arritjet e tua!