Drejt Europes me ‘’pinca e kacavida’’

Nga Irakli Pina

Drejt Europes me ‘’pinca e kacavida’’

Agonia e karriges , pangopshmeria me pushtet , deshira per vendosjen e diktatit dhe tentativa per te shtypur cdo fryme opozitariste ( brenda e jashte Opozites shqiptare ) , e ka kthyer Shqiperine tone te vogel ne nje katrahure te madhe , ne nje derexhe te pashembullt , te pakten per vitet post-komuniste . Perpara botes mbare , sot si model qeverisjeje ne nje vend te ashtuquajtur demokratik paraqitet nje pasqyre e qarte dhe nje paralelizem i frikshem mes te tashmes dhe diktatures se erret . Perqendrimi i pushtetit ne nje dore te vetme , propoganda e orkestruar ne menyre perfekte dhe indoktrinimi i shoqerise tone me memorie te vaket historike jane ajo cka realisht jane ulur kembekryq ne vatren e politikes shqiptare e ne pozicionet drejtuese te shtetit , tashme te pagezuar me emrin ‘’tepsi’’ , ku cdo oborrtar i mazhorances ‘’ngjyen nga pak gishtat ne mjalte’’ dhe zapton cdo dite aq sa mundet .
‘Qeveria’ sot ne retoriken dhe ndergjegjien shqiptare portretizohet si ‘’Zoti ne Toke’’ , e plotfuqishme , e palekundshme , ndersa vetedija e forces dhe rendesise se sovranit ka ardhur dalngadale ne zbehje , duke arritur deri me sot , ne diten ku te reagosh eshte krim , te protestosh eshte tabu , te kerkosh te drejten eshte injorance , te flasesh eshte atashim i menjehershem perkrah nje force te caktuar politike , te mbrosh pronen private konsiderohesh vandal e shpellar , te solidarizohesh me hallet e problemet e perditshme qytetare eshte e turpshme dhe makineria e propogandes funksionon ne menyren me te mire te mundshme , duke perdorur te gjithe forcen e saj per te ulur figuren e njerit person apo tjetrit , per te bere te besohet se monopoli i te vertetes gjendet vetem brenda pushtetit , mazhorances , atyre qe kane fuqine dhe mundesine per te bere gjithcka . Mbyllja e sistemit deri ne te tilla skaje , eventualisht tregon instalimin e nje diktature te re , paksa me moderne , me te sofistikuar , por me te njejtet emra e fytyra , me bijte e eterve te tyre qe realisht ‘’RILINDEN’’ ! Rilinden per te ripushtuar dhe uzurpuar pushtetin me dhune , rilinden per te treguar qe nje fare e keqe nese nuk luftohet nga rrenja , do te mbije serish . Nese cdokush ne fillim mendonte se ‘’Rilindja’’ ishte thjesht nje catch-phrase , projekti kulmoi ne 30 Qershorin e 2019 , nje goditje ndaj demokracise , shtetit te se drejtes , nje shkundje e binareve kushtetues dhe frymes mbi te cilen eshte ngritur sistemi aktual .
Por , ku jemi pas kesaj date ?! A jemi ne rrugen e duhur apo ne nje rruge pa krye ?! Themeli i demokracise eshte vota e lire dhe e ndershme , institucion te cilin e varrosem , themel tjeter i demokracise eshte parimi i ndarjes se pushtetit , tashme i marre fund , ne doktrine kontrolli dhe kufizimi i pushtetit ( check&balance ) njihen si nje tjeter gur themeli per mbarevajtjen e sistemit , ndersa ne vendin tone teorikisht eshte e arritshme dhe gjithkush flet per ‘’sistem’’ por zbatimi ne praktike kerkon mbi te gjitha vullnetin politik te paleve , aktualisht te munguar , mbi te gjitha rruge institucionale , ne momentin aktual te mbyllura e te munguara , ku sistemi ka mbetur ne kolaps jo per faj te tij , ai nuk kryen vete asnje komande , jane pikerisht njerezit brenda tij qe e kane sjelle ne kete pike ! Rruga drejt se ciles vendi ka hyre , eshte nje rruge pa krye , jashte objektivave dhe synimeve mbi te cilat vete sistemi demokratik u ngrit , diametralisht larg rruges se integrimit Europian , katerciperisht larg zhvillimit ne te njejtin hap me fqinjet e rajonin , pasi me larg as nuk mund te vendosemi ne pozita krahasimore . Pesha e fajit nuk anon vetem nga mazhoranca , perkundrazi , por eshte ajo ‘’lokomotiva’’ qe terheq pas vagonat , nese kjo ‘’lokomotive’’ calon , atehere ‘’treni i suksesit’’ do mbetet thjesht ne mendjet dhe endrrat tona , do shnderrohemi ne nje mini-Kore e Veriut , ku do festojme fitoret 99-0 ne ‘’Kampionatin Boteror’’ ashtu sic shperthyem shampanjen e festes 2 vite me pare per hapjen e negociatave …
Tabloja dhe panorama jane shume te qarta pas votimeve te fundit , marangozet e pushtetit po rendin drejt dyerve te bashkive , nje situate sa komike e absurde , aq edhe banale e dramatike njekohesisht , nje vend ne zemer te Europes qe funksionon ne menyren me katastrofike te mundshme . Kryebashkiake te votuar nga nje numer minimal zgjedhesish , vendosin shiritin si te ishin pjese e ‘’Miss & Mister Shqiperia 2019’’ dhe sebashku me grupin e xhirimit te perbere nga qindra fotografe e kameramane , konstituojne keshillat bashkiake neper zyrat e Prefektures , neper gjimnaze , Biblioteken e qytetit etj etj … Mund te behemi me qesharake se kaq ?! A ka akoma per te pare nga kjo qeverisje ?!
Per te treguar te metat e qeverisjes , eshte teper e thjeshte , vete veprimet e tyre foshnjore , vete padituria dhe injoranca e tyre i nxjerr zbuluar , por ky nuk eshte problemi , mua personalisht dhe te gjithe qytetareve na intereson zgjidhja , nje zgjidhje afatgjate per brezat , per te ardhmen , per hir te bijve dhe bijave te larguar masivisht nga Shqiperia sepse ketu nuk gjenin shprese , jua kemi borxh atyre qe luftuan per liri e demokraci dhe i vendosen shpatullat dheut per hir te kesaj kauze ! Nuk kemi qene asnjehere vendi i shpreses dhe mundesive , por le te behemi te tille , le t’i kursejme brezave keto shfaqje te turpshme per hir te pushtetit , le te mos mbetemi pre e papergjegjshmerise ne favor te pasurimit vetjak por te luftojme per dicka me te madhe , me kuptimplote e sublime , per te vendosur identitet dhe per t’i dhene peshe emrit Shqiperi , per te mos u njohur si nje pike e zeze ne Ballkan e te na dedikohen dokumentare ‘’Narcos’’ . Fatura e deshtimit te kesaj qeverie do te na kushtoje shume gjate , por me mire vone sesa kurre …
Nese ne komedine ‘’ 8 Persona Plus ‘’ , kishte nje shprehje satirike qe thoshte : ‘’Me gomar ne Europe’’ , sot , shume te ‘’Rilindur’’ rendin me pinca e kacavida neper duar ne emer te ‘’Aleances per Shqiperine Europiane’’ , me ndryshimin qe jane vete ne rolin e veshegjatit dhe drejtohen nga disa te tjere me veshe edhe me te gjate se te siperpermendurit …