.Burra të vërtetë shteti


Nga Pëllumb Nako

Është një postim i përkthyer nga italishtja të cilin e ka bërë një mik, ish marshall i karabinierëve.

Enriko Berlinguer ka qenë Sekretar i Partisë Komuniste Italiane nga viti 1972 deri më 1984. Xhorxhio Almirante fillimisht anëtar i Partisë Nacional Fashiste më 1943, më pas në Partinë Fashiste Republikane (1943-1945) dhe në Lëvizjen Sociale Italiane- E Djathta Kombëtare ( 1946-1988).
Dy personazhe jashtëzakonisht të ndryshëm, Të vendosur në dy ekstreme të kundërta të politikës italiane. Asnjëherë nuk kanë fyer njeri-tjetrin, në asnjë program televiziv. Edhe kur televizorët ishin bardhë e zi, edhe kur u bënë me ngjyra.
Më 11 qershor 1984 Berlinguer vdiq papritur nga një iktus. Xhorxhio Almirante shkoi në rrugën “Botteghe Oscure” ku ishte selia e Partisë Komuniste ku do t’i bashkohej nderimeve që po kryheshin për të ndjerin që kishte qenë kundërshtari i tij më i zjarrtë, por jo armiku. Ai, ish-fashisti në radhë për ta nderuar bashkë me komunistë të tjerë. Askush nuk kundërshtoi. Askush nuk e dëboi. Xhankarlo Paieta, titullar komunist, e njohu dhe e ftoi të ndiqte për të hyrë brenda ku ishte trupi i burrit me të cilin kishte pasur shumë përplasje, por të ndershme.
Kur më 22 maj 1988 vdiq edhe Almirante, ishte Paieta ai që shkoi këtë radhë i rrethuar nga “shokët” me të njëjtin respekt si komunistët kishin rezervuar katër vite më parë burrin e së djathtës.
Çfarë keqerdhje për humbjen e këtij burri të së majtës që nuk kishte nevojë për të fyer apo deminizuar dikë. Çfarë keqardhje për humbjen e atij të së djathtës që rrespektonte këdo që nuk ishte në anën e tij. Pa fyer e pa urryer.
Sa nostaligji për këta burra.