Serbia është vendi më i preferuar për investime, Shqipëria asgjëkundi. Shkak korrupsioni

Serbia është në krye të indeksit për efikasitet të investimeve të drejtpërdrejta të huaja, që përgatitet çdo vit nga fDi Intelligence, një nënrepart për të dhëna i Financial Times. Indeksi Greenfield 2019 përfshin 105 shtete nga mbarë bota dhe i mat investimet e huaja (pa ato në tregtinë me pakicë) në raport me përmasën e ekonomisë përkatëse. Serbia lëvizi me një pozicion përpara në krahasim me vitin e kaluar, duke marrë 11.92 pika. Pas saj është Mali i Zi (11.49). Bullgaria është në vendin e 17 në klasifikim me 4.69 pika. fDi Intelligence konstaton se projektet e reja të investimeve në Serbi janë 107 për vitin 2018, gjë që përbën një rritje prej mbi 20 për qind sipas bazës vjetore. Sektorët e preferuar për investimet e huaja janë komponentët automobilistikë, ushqimet dhe produktet e duhanit, tekstili dhe pasuritë e patundshme.