Goditet banda shqiptare e hajdutëve, tre të arrestuar mes tyre 1 grua

Tre persona kanë rën ë në prangat e policisë, si pjestarë të një grupi që kryente vjedhje me armë në Itali

Në kuadër të operacionit të koduar “Korabi”, janë arrestuar nga policia e Dibres B. GJ., 38 vjeç, dhe Q.A.(M), 32 vjeç, lindur dhe banues në Dibër dhe në të njëjtën kohë është arrestuar në Itali shtetasja shqiptare H.R., 49 vjeçe, lindur dhe banuese në Dibër.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Rieto/Itali me vendimin e datës 25.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Sipas policisë shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armëve në banesën e shtetasit italian A.L., një sasi bizhuterish dhe shumën 60.000 euro, që ndodheshin në kasafortën e këtij shtetasi dhe më pas janë laguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer në Itali nga ky grup.