…ekzistencë

Astrit Lulushi

Çdo njeri mendon se është diçka më shumë se një qenie, të cilën dikush dikur e krijoi nga hiçi. Prej kësaj “më shumë”, lind vetëbesimi se ndërkohë që vdekja mund t’i japë fund jetës, ajo nuk mund t’i japë fund ekzistencës.
Si mund të besohet se kur njeriu vdes, ka mbërritur në asgjë? Ai e di se kjo që ndodh është vetëm një dukuri a fenomen që lind, jeton dhe arrinë në fundin e kohës.
Por koha nuk shuhet, nuk vdes, ajo nuk ndalet kurrë; koha ruan ekzistencën, e cila nuk ka bazë ku të pushojë, është si njeriu që zbret nga mali dhe mund të rrëzohet nëse ndalon; ose si një planet që do të binte e digjej në diellin përvëlues, nëse nuk do të tërhiqej nga forca e gravitetit. Planeti, Toka qëndron pa një bazë, por mbahet në erë nga forcat që e tërheqin. Kështu edhe ekzistenca është gjithmonë në lëvizje.