Bujar Kapexhiu ilustron me karikaturën e fundit sulmin e Topallit ndaj Bashës. “RAMA rri”

Bujar Kapexhiu, ka sjellë një tjetër punim të tij, duke ilustruar aktualitetin politik, dhe zhurmën e madhe të krijuar këto ditë për rastin e Shkodrës dhe Valdrin Pjetrit.

Në këtë karikaturë të Kapexhiut, ilustrohet tentativa e kreut të opozitës Lulzim Basha, për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa në krahun tjetër “të mbajtjes në pushtet të tij”, qëndron ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, karikaturë kjo e titulluar: Sokoleshë për kundërpeshë.
Kujtojmë së fundmi Basha dhe Topalli kanë pasur një përplasje sa i takon deklaratave për Valdrin Pjetrin, ndërsa ky i fundit dha dorëheqjen nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës.

Pas akuzave të bëra fillimisht nga PD, rezultoi se Pjetri nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit, dënimin që kishte marrë në Itali para disa viteve.