…asgjë


Astrit Lulushi

Të blesh libra është gjë e mirë vetëm nëse është e mundur të blihet edhe koha për t’i lexuar. Por si rregull, blerja e librave nënkupton leximin e tyre. Kështu snobët fryhen e flasin dhe të tjerët dëgjojnë e shqyejnë sytë.
Në histori, një shekull është kohë e gjatë, njerëzit janë gjithmonë në ndryshim, lëvizin dhe diçka gjithmonë ndodh.
Nga ana tjetër, në historinë e letërsisë, 30 vite tregojnë se asgjë nuk ka ndodhur, gjërat janë siç kanë qenë 60-70 vite të shkuara; ata që krijuan me zell në vitet e tiranisë, paçka se vënë në gjoks atdheun, janë nga brumi i diktaturës; dhe sot vazhdojnë të krenohen e shesin krijimet dhe librat me helme të atyre vite.
Por edhe kur papritur ndryshimi vjen, shpesh një gabim ndodh dhe ngjarjet marrin drejtimin e kundërt; rikrijimi në libra i kësaj gjendjeje do të ishte material vërtetë shpjegues i historisë së letërsisë gjatë dekadave të fundit.
Çmimi Nobel u jepet personave të gjallë që dallohen për arritjet e tyre. Por një ditë, ndoshta do të dalë dikush për të ndarë a caktuar një çmim tragjik të letërsisë, ose për të shkruar një histori letërsie, ku të tregohet sesi një vend i ka trajtuar me përçmim, përbuzje e neveri, personalitetet e kësaj fushe kur ishin gjallë, por me të cilët sot krenohet.