Zv.ministri Cakaj dhe Baton Haxhiu shijojnë pushime bashkë në Turqi, presin nderimet në shtator

Ish- kryeministri Sali Berisha ka postuar një video që ia kanë përcjellë në median sociale, ku duket gazetari Baton Haxhiu si dhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj.

Berisha i referohet “qytetarit dixhital” i cili deklaron se pamjet janë bërë këtë të mërkurë në lokalin e kuzhinierit të famshëm turk Nusret Gökçe në Stamboll.