“Sherri për balerinën”| Si shkodrani vrau një dhe plagosi një tjetër në lokalin me muzikë live


28-vjeçari, Sadetin Erkoçeviq, lindur dhe banues në Shkodër, i cili u arrestua nga policia e shtetit pa mundur të kryejë vrasjen që kishte planifikuar në kryeqytet ishte prej vitesh në kërkim të uniformave blu për një tjetër krim.

Ishte data 10 maj i vitit 2014, kur Erkoçeviq në një lokal me muzikë live në fshatin Zus në Shkodër vrau me armë zjarri pistoletë shtetasin Indrit Ylli 23 vjec dhe plagosi Jetmir Mollën.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15 shkurt 2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Në vitin 2018, Sadetin Erkoçeviq do të renditej në listën e 31 personave më të kërkuar në Qarkun e Shkodrës.

Si ndodhi ngjarja

Në lokalin “Enigma”, në fshatin Zus, në Shkodër, kishte shkuar i ndjeri Indrit Hylli se bashku me kushëririn e tij Ervin Hylli dhe një shokun e tij Fabian Hoxha. Në këtë lokal, me pas ka shkuar edhe shtetasi Jetmir Beqiri (Mollaj), së bashku me shokun e tij Altin Haxhi. Shtetasi Jetmir Beqiri (Molla) është kushëri me të ndjerin Indrit Ylli dhe me shtetasin Ervin Ylli.

Ata janë takuar në lokal dhe kanë shkëmbyer pije me njëri-tjetrin. Në një moment, rreth orës 24.00, i ndjeri Indrit Ylli është çuar së bashku me Jetmirin dhe shokun e tyre Fabian dhe kanë filluar të kërcejnë në mes të lokalit.

I ndjeri Indrit është afruar tek tavolina, ku qëndronte Elion (Esmeraldo) Hato së bashku me shokët e tij dhe ka marre nga tavolina e tyre një balerinë për të kërcyer me të.

Në këtë moment, mes të ndjerit Indrit Ylli dhe shtetasit Sadetin Erkoceviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”, ka filluar një debat lidhur me balerinën, debat që ka përfunduar në përdorimin e armëve