Sa herë Rama është në pozitë të veshtirë, shfaqet Topalli duke sulmuar Bashën!!! Rastësi apo…

Sa herë kryeministri Edi Rama gjendet me shpatulla pas murit del dikush duke bërtitur dhe u çjerrë në fytyrë për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve. “Më shihni mua, nuk jam çmendur, jam në punë…”

Të shumtë janë socialistët që janë mërzitur me të drejtë për humbjen e Valdrin Ziut, por asgjë nuk mund të krahasohet me dhimbjen e thellë që po përjeton Jozefina.

Znj. Topalli, ish nënkryetare e PD refuzon të flasë edhe sot për Valdrin Pjetrin as për Luigj Pjetrin, babain e tij. Ne nuk duam të besojmë zërat online që thonë që zj.Jozefina ka pasur gisht në karrierën e Valdrinit, as të besojnë miqësinë që pasur me Luigj Pjetrin, ish drejtorin e Divizionit të Shpërndarjes në KESH, në kohën e Fatos Nanos.
Çfarë do të ishin ne, po të besonin zërat e shkodranëve!? Të çmendur.

Prej 6 vjetësh tashmë shqiptarët u mësuan të qeverisen nga njerëz që kanë dosje penale të pasur, brenda të cilave gjallojnë fletë me akuza dhe dënime gjithfarëshe: vrasje, vjedhje, përdhunim, trafik droge. Sidomos trafik droge.

Dhe në këtë kontekst është e vështirë ti dalësh në krah Edi Ramës, as të tijtë nuk dalin në media dot për ta mbrojtur ose justifikuar. Një herë doli Blerina Gjylameti për BILD, dhe i thanë live se ka dalë pa leje, me kokën e saj, ishte çmendur…

Të vetmit që e mbrojnë Pjetrin, Roshin, Frrokët, Ndokët, Bushat janë ata që kanë bindje demokratike në zemër, në shpirt e në mendje, me makina 200 mijë euro, të premtuarit për të hyrë në histori si presidentë, në formulën “Bode” në Bankën e Shqipërisë.

Në fakt këta të pashtyllëkurrizorë që flirtojnë me malavitën, sekserë të basifondeve të qyteteve për të hequr shijen e hidhur të fikjes së yllit politik, meritojnë përbuzje dhe nuk mund të shpëtohen…