Rusi| Nivele të larta rrezatimi në Severodvinsk

Nivelet e rrezatimit pranë qytetit portual të Severodvinsk, vendi ku ndodhi një shpërthim vdekjeprurës i raketave në veriun e largët të Rusisë u regjistruan 16 herë mbi normalen, tha shërbimi i motit Rus, Rosgidromet. Shpërthimi ndodhi në brigjet e qytetit në një bazë ushtarake në Detin e Bardhë të enjten e kaluar.
Agjensia shtetërore bërthamore e Rusisë, Rosatom, tha se shpërthimi ndodhi gjatë testimit të një motori bërthamor. Pesë nga shkencëtarët e saj u vranë dhe tre u plagosën në aksident, pranë fshatit Nyonoksa, tha agjensia.
Leximet për rrezatimin gama në gjashtë stacione testimi në Severodvinsk, një qytet me 180,000 njerëz, shkonin nga 4 deri në 16 herë mbi nivelin normal të lejuar prej 0.11 mikroskursë në orë, tha Rosgidromet.
Një lexim prej 1.78 mikrosievert në orë u zbulua në një stacion, shumë më lart se niveli normal, por nën nivelin e rrezikshëm. Edhe në këto nivele, rrezatimi do të paraqiste pak dëme te njerëzit, thanë ekspertët bërthamorë.
Gjetjet e shërbimit të motit kundërshtojnë raportet fillestare nga zyrtarët e Severodvinsk.Autoritetet në Severodvinsk, 47 km në lindje të Nyonoksa, thanë që nivelet e rrezatimit menjëherë pas shpërthimit ishin më të larta se normale për rreth 40 minuta, por u kthyen në normalitet. Në të kundërt, Rosgidromet tha se goditja zgjati dy orë e gjysmë.