Puthja e pabesueshme e një hebreje të vogël nga Hitleri. Historia e një fotografie

Një fotografi e vitit 1933 e Adolf Hitlerit duke përqafuar me dashuri Rosa Bernile Nienau, një hebreje 6-vjeçare, u shit në ankand për 11,000 dollarë para pak kohësh. Çfarë mund të fshehë ky imazh, që sot na duket i pabesueshëm pas ngjarjeve tragjike të Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit të Hebrenjve? Rosa Bernile Nienau dhe Adolf Hitler u takuan në pranverën e vitit 1933 në Bavari. Vajza 6-vjeçare dhe nëna e saj, Caroline, një e ve në atë kohë, kishin vizituar (së bashku me qindra të tjerë) shtëpinë verore të zonës të diktatorit, për të festuar ditëlindjen e tij në 20 Prill. Kur Hitleri zbuloi se vajza e vogël kishte lindur në të njëjtën ditë me atë, e ftoi të provonte luleshtrydhet me krem dhe të bënte fotografi me të. Pak kohë pas takimit të tyre, rrethi i Hitlerit zbuloi se gjyshja e Bernile ishte hebreje. Në Gjermaninë naziste, diçka e tillë do të thoshte që nëna dhe vajza gjithashtu konsideroheshin hebrenj. Sidoqoftë, Hitleri mbajti kontakt me hebrejen e vogël, madje i dërgoi një kopje të fotografisë, të nënshkruar më 16 Qershor 1933, së cilës i shtoi edhe lule të thata. Midis viteve 1935 dhe 1938, vajza e vogël i shkruajti rreth 17 herë Hitlerit (siç tregojnë të dhënat gjermane) derisa sekretari special i Führer, Martin Bormann, i kërkoi që të ndërpresë çdo kontakt. Më 1939 shpërtheu Lufta e Dytë Botërore dhe 6 milionë hebrenj humbën jetën. Midis tyre ishte dhe vogëlushja Bernile. Në vitin 1943, në moshën 17 vjeç, vajza e re vdiq nga poliomieliti në një spital të Mynihut. Para dhe pas luftës, Hitleri fotografohej shpesh me fëmijë për të treguar se sa i dashur ishte në popull.

Ngjarje nga Historia Botërore.