Nga Shkodra për të kryer vrasje në Tiranë, ja emri i të arrestuarit

Policia e shtetit parandalon një vrasje që mund të ndodhte në rrugën “Bilal Xhaferri” në Tiranë dhe arreston personin i cili kishte ardhur nga Shkodra pikërisht për të kryer krimin.

Arrestimi i Sadetin Erkoçeviq është bërë mbrëmjen e djeshme dhe në momentin e ndalimit i është sekuestruar edhe një pistoletë beretë me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

Erkoçeviç ishte dënuar më parë nga Gjykata e Shkodrës me 20 vjet burg për një vrasje të ndodhur në Zeus.