Ndjekësit në rrjetet sociale gozhdojë Jozefina Topallin, pas sulmit ndaj PD

Ish nënkryetarja e PD Jozefina Topalli sulmoi sot kreu e opozitës Lulzim Basha, në ditën kur duhet të distancohej nga Valdrin Pjetri dhe babai i tij.

Në rastin më të mirë që opozita ka në dorë kundër qeverisë, Topalli shkruan kundra Bashës: ” Koha vetem po konfirmon ate qe une besoj dhe kam perseritur vazhdimisht, se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajne reciprokisht njeri tjetrin, dhe ndajne interesa te medha mes tyre. Edi Rama e coi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin per Kryetar Bashkie te Shkodres ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve.”

Njekësit e ish-e së Kuvendit duket se nuk janë në një mendje me të. Komentuesit i kanë kujtuar Topallit se ajo ka nisur me këto sulme kundër kryetarit, që kur ajo nuk u zgjoodh më në listat e partisë si kandidate dhe e konsiderojnë inatin e saj me Bashën si personal.