Italia kujton viktimat e urës Morandi, ku humbën jetën edhe 2 shqiptarë

Para një viti si sot rrëzohet ura Morandi në Gjenevë. Ceremonia u zhvillua në vëndin e tragjedisë.
Më 14.gusht 2018 rrëzohet një pjesë e urës 50.vjet e vjetër në 40 metër thellësi. Me të shkuan poshtë një numër i madh automjetesh. 43 njerëz gjetën vdekjen dhe pamjet e kësaj tragjedie u përhapën në të gjithë botën.
Në fund të qërshorit të këtij viti u hodh pjesa e mbetur nga ura në erë. Ura e re mendohet të mbarojë së ndërtuari në prill të 2020.
Në mbajtjen e një minute zi në orën 11.36, në momentin e rënies së urës u bashkuan këmbanat e të gjitha kishave, buritë e të gjitha anijeve në port dhe lotët e të afërmve të viktimave. Në lojë ishin të gjitha ndjenjat-edhe inati. Familjarët protestuan kundër delegacionit të koncernës Atlantia të families Benetton. Mba protestës delegacioni u largua nga ceremonia përkujtimore.Atlantia ishte përgjegjëse për mirmbajtjen e urës.