STUDIMI | Sëmundjet nga të cilat rrezikoheni, nëse një mizë prek ushqimin tuaj…

Shkencëtarët paralajmërojnë se mizat në fakt janë më të këqija se sa i kemi menduar, për shëndetin tonë, pasi ato kanë dy herë më shumë gjasa që të përhapin baktere në ushqim dhe kudo tjetër.

Një grup studiuesish amerikanë, bën një test për të kuptuar se çfarë ndodh kur një mizë prek në ushqim. Mizat ushqehen me atë që gjejnë tek frutat dhe perimet, duke kaluar më tej tek kafshët, rrezikojnë që të kontaminojnë ushqimin, duke rritur dhe rrezikun për sëmundje të rënda. Kjo pasi gjymtyrët e mizës mund të jenë të ndotura duke rrezikuar temperaturë, kolerë, tuberkuloz dhe diarre. Kështu që kini kujdes nëse shihni një mizë në ushqimin që do të konsumoni.

Trupi i mizës është me qime dhe në to lehtë “kapet” dhe qëndrojnë papastërtia dhe mikroorganizma nga materialet nëpër të cilat mizat shkojnë dhe ushqehen. Nëse edhe për një sekondë ta prekë ushqimin tuaj me këmbë apo krahë, ato do të përhapin të gjitha bakteret që kanë marrë.

Dy këshilla për të shmangur që mizat të hyjnë në shtëpitë tona është që të hidhni pak uthull molle në një enë qelqi, dhe sipër të vendosni një garzë me një të çarë në mes, në mënyrë që ato të bien brenda dhe nuk dalin më. Edhe përzierja e hudhrës me pluhur kanelle dhe piper, duke e vendosur në dritare, parandalon hyrjen brenda të mizave dhe mushkonjave.