Sociologu Mërtiri: Nga ndryshon krimi Ramës nga krimi Valdrinit

Nga Ergys Mërtiri, Sociolog

“Deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”, – thote Babloku, “i shqetesuar” per te njeqindecatin qe i del kriminel nga ata qe zgjedh per te drejtuar punet e shtetit!

Hall i madh per Valdrinin, se po ngrin marredheniet me PS-ne per ca kohe!

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.”

Sigurisht, nuk ka me njeri asnje hije dyshimi,por bindje te palekundshme se ky njeri cilindo qe i ze dora ne thesin e trangujve qe ka ne oborrin e tij, i del i lidhur me krimin. Qe krimi eshte individual, kjo nuk ka asnje nevoje te zihet ne goje, por, edhe te zgjedhesh gjithmone bandite e trafikante ne krye te institucioneve, eshte krim. Krimi i Rames eshte ndryshe nga krimi i Valdrinit. Eshte shume me i rende.

Krimi i Valdrinit eshte se ka helmuar te rinjte neper Europe duke shperndare droge. Krimi i Rames eshte se vendos valdrinet te drejtojne shtetin. Ky i dyti eshte krim kunder njerezimit!