Pse një narkopsikotrop si Rama nuk rrëzohet me denoncimet e kriminelëve të tij

Nga Dritan Laci

Tashme asgje nuk ka me te pajustifikuar ne vendimin e Partise Demokratike dhe Opozites ne teresi per te dale nga parlamenti dhe per mos vazhduar per tu bere pale e nje sistemi kriminal te ndertuar nga Edi Rama me narkotrafikante qe mbledhin vota ne qellim per te mbajtur pushtetin personal te njeriu, qe te vetmen platforme qeverise ka bashkepunimin me krimin ne te gjitha nivelet.
Rasti i Valdrin Pjetrit eshte shembulli me kuptimplote dhe me i justifikueshem se si Rama nuk heq dot dore nga kriminelet dhe po kerkon ta coje me kembengulje deri ne fund platoformen e tij te vetme te mbajtjes se pushtetit me kriminele.
Cdo fije e krimit ne pushtet me Ramen te con pazgjidhshmerisht ne nje fije tjeter kriminale qe nuk ben gje tjeter vetem se na pasqyron narkoshtetin qe ka ndertuar Edi Rama qe tanime po kerkon te dale i lare, duke hequr pergjegjesite nga vetja a thua se narkotrafikantet ne parlament, ne qeverisjen vendore, ne drejtorite nga me kryesore e deri te ato pyjore, i mbine papritur, pa nje platforme te miremendur qe drejtohet dhe orkestrohet me bekimin e njeshit ne krye te puneve te pista.
Fakti sot zbuloi qe krahas ValdrIn Pjetrit, cuditerisht ne kartelen penale te ketij te fundit na doli edhe emri i nje shoku te tij te puneve te pista ne Itali qe sot Narkorilindja na e ka vendosur ne Tirane per te drejtuar punet ne njesine nr 3 ne Tirane. Mendoni qe eshte rastesi.
Dy veta ne te njejten kartele penale te denuar si bashkepunetore ne shperndarjen e lendeve narkotike ne Itali, te cilet sot Rilindja njeri e kandidon ne Shkoder pasi e beri prefekt fillimisht, dhe tjetrin e emeron kryetar njesie ne Tirane.
Nuk ka me asnje rastesi ne Rilindjen e Edi Rames. Rilindja e Edi Rames eshte nje shtet narkoman brenda shtetit shqiptar. Kjo eshte e verteta qe ne duhet te zbythim njehere e mire. Sa me shpejt te ndergjgjesohemi aq me mire do te jete per fatin e jeteve te gjithsecilit prej nesh, edhe te atyre socialisteve qe sot heshtin per nje rroge, por qe e kuptojne qe nuk eshte ky shteti narkoman qe u nevojitet.
Cdo beteje e opozites ne vazhdim nuk duhet te ndalet me te denoncimi i narkotrafikanteve te Rames. Kjo nuk ndihmon me.
Thjesht i jep energji nje psikovampiri si Rama te rrise energjite e tij dhe te vazhdoje te ushqehet me kerrmat e tij narkopsikotrope.
Detyra e opozites nga shtatori e tutje eshte bindja qe duhet ti beje popullit per te rrezuar Ramen, me cdo kusht, me cdo fotme, me cdo mjet, ashtu sic i takon fundi nje narkopsikopati.
Cdo rruge tjeter, gandiste, rugoviane, gllasdnost me Ramen, nuk e rrezon dot. Sepse nuk ka pushtet narkoman, une te pakten nuk di, qe te jete rrezuar me denoncime. Na qofte dheu me i rende mbi toke, nese na duket dheu me i lehte nen toke me Ramen. Nga nje njeri qe do dhe lufton per lirine dhe demokracine.