NUR| Fëmijët mbretërorë në pushimet e verës

Familja mbretërore suedeze, princesha Victoria, princ Daniel dhe dy fëmijët e tyre, princesha Estelle dhe vëllai i saj i vogël, princ Oskar, po shijojnë ditët e ngrohta të verës në natyrën e ishullit të pabanuar Blå Jungfrun- një nacional park. Të dy fëmijët e trashëgimtares së kurorës duket se po i shijojnë ditët e pushimeve me plot kënaqësi.
Me aktivitete të ndryshme po i kalojnë pushimet e verës edhe fëmijët e pirincit William dhe dukeshës Kate.Princ George, princesha Charlotte ishin me prindërit e tyre dhe me gjyshin e gjyshen nga ana e mamasë tek King’s Cup Regatta(një garë kjo me anije me vela). Në këtë aktivitet të zhvilluar për qëllim bamirësie u zhvillua garë ndërmjet ekipit të princit William dhe ekipit të dukeshës Kate.
Fotot tregojnë dy fëmijë, të cilët nuk duken shumë të kënaqur. Princesha Charlotte shkon edhe më tutje, ajo fotografohet duke nxjerrë gjuhën. Tani u zgjidh enigma: Charlotte i nxorri gjuhën gjyshit të saj, babait të dukeshës Kate.