…Kazan

Astrit Lulushi

Një herë e një kohë na ishte një fjalë arabishte “khazana“, me kuptimin “mbledhje”, si në “mbledhje këshilli ministrash”. Pastaj fjala kaloi dete e kontinente dhe u përhap nëpër Evropë. Në Itali “khazana” u shndërrua në “Magazine” – ku grumbulloheshin shkrimet më të mira për t’u botuar një herë në javë.
Shqiptarët e huazuan fjalën, dhe nga që shkruanin pak, a nuk kishin ç’të botonin, filluan ta përdornin për magazinë kooperative ose ku ushtria ruante armët e munucionin. Kur këto u mbushën, fjala u kthye në kuptimin “kazan” plehrash. Me këtë emër sot KM u drejtohet mediave e gazetarëve kur e kritikojnë. Por këta nuk duhet të fyen. Në fakt, zyrtari i lartë, pa e ditur, i quan ata gazetarë të vërtetë dhe këshillin e ministrave, kazan.