“Ju puth të gjithëve”| Mesazhi i fundit i gazetares italiane para se të vdiste

Lajm i trishtë sot për italiane, gazetarja investigative Nadia Toffa ka vekeur në moshën 40 vjeçare.

Karakter i hekurt, profesioniste e paanshme gjithmonë në kërkim të së vërtetës, Nadia Toffa humbi betejën me jetën pas 2 vitesh kundër një sëmundje të pashërueshme, saktësisht ajo vuante nga tumori në tru.

Nadia Toffa nisi karrierën e saj si gazetare më vitin 2009 ne një televizion lokal në qytetin e saj në Breshia.

Më pas u bë pjesë e stafit të emisionit investigativ “Le Iene”. ku u dallua për investigimet e saj të sukseshme si mashtrimet e farmacive në dëm të konsumatorëve, trafiku ilegal i plehrave për llogari të mafias puglieze Kamorra, shfrytëzimi i prostitucionit minoren, anoreksia etj.

Debutimi i saj dhe si moderatore televizve vjen më vitin 2016 kur i besohet drejtimi i programit ‘Open Space’, në Mediaset.

Historinë e betejës së saj kundër kancerit gazetarja italiane e rrëfen në librin autobiografik” Të lulëzosh në dimër”.

Ishte dimri i 2017, data 2 dhjetor kur Nadia humbi ndjenjat në një hotel në Trieste ku po punonte për të realizuar investigimin e radhës.

Prej atij momenti nisi kalvari i gjatë i një sëmundje të pashërueshme