A kujtoni se ne të tjerët sdimë me u marr me drogë?

Nga Indrit Vokshi

A kujtoni se ne skemi ne nevojë për lek? Kemi nevojë për lek. E zaten është me leverdi ekonomike të grabisësh dhe të trafikosh. Shumon pasurinë shpejt e shpejt. Po pse nuk veprojmë ne asisoji? Jemi më pak trima e më pak inteligjentë se këta të tjerët? Jo, aspak. Përkundrazi.
E para nuk duam të çojmë probleme në familjet tona. E dyta, dëshirojmë të jetojmë në një ambient paksa më të pastër, më kulturor, më të paqtë. Dhe tjetra, ambicia për karrierë në institucione publike nuk na lejon, na frenon dhe ruhemi nga njollat. Po kjo korrektësi e jona paska kosto në pasuri. Kjo sepse tipat e tjerë i kanë fituar paratë shpejt e shpejt, kanë shumuar pasurinë kundër konkurencës kapitaliste dhe janë në avantazh. Leku është avantazh. Vijnë këta e futen në politikë, mëtojnë institucione publike, ndodh që i marrin postet dhe “shnet e t’mira”. Të rroftë ty kujdesi për të mos u marrë me veprimtari kriminale, për të mbetur i përshtatshëm dhe i pastër para njerëzve. I ke mohuar vetes pasurim, vetëm për tu ndejtur njerëzve korrekt. Më pas, kjo është më e bukura, pasi u plasin dosjet, del Grand Masteri i tyre, Edi Rama dhe thotë: “Skanë më punë me PS ata, ne jemi me ligjin, jemi me shtetin”. Pra i merr. I përdor dhe përfiton vota dhe pushtet nga paratë dhe ndikimi i tyre në dëm të njerëzve të cilët e kanë ruajtur veten prej njollave më synim për të qenë të pastër para komuniteteve ku jetojnë. Pastaj kur ia zbulojnë, na shtiret edhe si i ndershëm dhe pro ligjit e drejtësisë. I mohon publikisht pasi ka përfituar gjithçka prej tyre. E thonë ja e larguam ketë, po kush e zëvëndëson? Po bosh, bosh le të rrijë kryeministria, më mirë se me ketë brenda funksionon. Ky është ndotje.