Tesilda Gjinaj| Mirditorja me talent të rrallë që fshihet pas bukurisë së vajzave e të nuseve shqiptare!

Ajo është vetë e bukur si zanat e Valmorit,por si çdo njeri i vlefshëm në këtë botë,nuk do që të bjerë në sy.Bukurinë e saj,nuk e reklamon asnjëherë,e përkundër këtij fakti të rrallë,misioni i saj është që t’i zbukurojë të tjerat me koleksionet e fustanëve të saj të mrekullueshëm,të cilat i zgjedh me aq finesë,elegancë e pse jo dhe me dashuri të madhe.Tek dyqani i saj,ke ç’të zgjedhësh pa u menduar dy herë fustane të mrekullueshëm plot stil e kolorit mahnitës.Nëse keni evenimente kulmore të jetës tuaj siç janë dasmat,ditëlindjet dhe evenimente të tjera shoqërore,drejtohuni pa frikë tek dyqani i Tesildës,sepse nuk do të zhgënjeheni aspak.Besojini përvojës dhe nuhatjes së saj të thellë për modën e trendin bashkohor të saj, se përveçëse ju dhuron momente magjike me fustanet e saj brilant,i bëni ata të tuajt për momentet e gëzimit kundrejt një qeraje fare modeste po të keshë parasyshë cilësinë dhe elegancën e tyre.Ajo është e sukseshme në biznesin e saj,sepse e ka fort të qartë qëllimin dhe mjetet e nevojëshme për të arritur në majat e suksesit.E natyrshëm në këto raste,çelësi magjik është jo vetëm mardhënia me klientët,por edhe aftësia për t’ju paraprirë dëshirave të njerëzve të cilët janë gjithmonë në kërkim të së bukurës.Tani s’na mbetet gjë tjetër,veçëse t’i urojmë suksese në punën e saj fisnike!