Të vetmit në botë që përkujtojmë dështimin e një grushti shteti!

Nga Erand Likuçi
Kur Rama nisi të thoshte që të lëshojmë sovranitet për mbështetjen ndaj reformës në drejtësi, shumë veta u eksituan dhe thërritën më zë të lartë duke i quajtur sovranistët turkoshak. Po tani që jemi i vendi i vetëm në botë që përkujtojmë dështimin e grushtit të shtetit (mëse quhet i tillë, por kjo është temë tjetër). Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, sipas raportimeve të kohës, mund për pak sa nuk është shpallur non grata në Turqi, si individ që ka pasi kontakte me zyrtarë të përfshirë në të ashtëquajtur grusht shtetit.
Nuk po i hy ka qenë ska qenë, provokon Rama ambasadoren Kim apo jo, a është mesazh i Ramës apo jo, e të tjera si kjo. Por po merrem me thelbin, pse duhet populli shqiptarë të ketë një memorial për viktimat e një grushti shteti në Turqinë medemek demokratike.
Pse nuk kemi një memorial përkujtimor për ndërhyrjen brutale të Bashkimit Sovjetik në Çekosllovaki në vitin 1968?
Pse kemi një memorial në përkujtim të qëndrimit në pushtet të një partie turke me problematikë në zgjedhje dhe me të drejtat e njeriut?
Nëse SHBA dhe BE është e shqetësuar për ndikimin e qeverisë turke në Shqipëri, pse mbështet Rama në veprrimet e tij autoritare.
Apo krijohet një Erdogan i ri në Shqipëri, i cili qëndron në qeveri me hir dhe me pahir, me zgjedhje të vjedhura apo të falura.
Lulzim Basha me djegien e mandateve dhe aksionin opozitar i tregoi Shqipërisë dhe botës që lideri i tre lapsave në marshimin e Parisit nuk është gjë tjetër vetëm një autoritar.
Ka mendime që thonë se PD zyrtarisht ose informalisht nuk duhet të ishte pjesë në një ceremoni që përkujtohej një memorial, që minimalisht nuk përfaqëson unitetin e popullit turk, por thjeshtë triumfin e një njeriu që minimalisht BE dhe SHBA e konsideron si jo miqësor me të drejtat e njeriut.
Shqipëria duhet ti vendosë kufirin tek thana ndikimit të qeverisë turke, aq më tepër kur fryma e saj drejt orientit është lënë pas që kur mbreti Zog I zgjodhi oksidentin si rrugën më të drejtë për Shqipërinë.
Personalisht Mbretit i njoh vetëm meritën e madhe që e ndahu përfundimisht nga orienti, për të tjerat ka kritika sa të duash. Ja pse duhet të jemi sovranistë.