PROFIL i 48-vjeçarit që u ekzekutua në mes të Rrëshenit, pak muaj më parë i shpëtoi atentatit

Një person është ekzekutuar pak minuta më parë në Mirditë, duke shënuar vrasjen e dytë në vendin tonë këtë të hënë.

Burime për mediag bëjnë të ditur se është ekzekutuar në qendër të Rrëshenit, Tonin Gjini, rreth 48-vjeç.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia është vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve.

Vrasja ka ndodhur në kryqëzimin kryesor të qytetit, në sy të kalimtarëve të shumtë, dhe ka shkaktuar panik në të gjithë Rrëshenin.

Sipas burimeve mësohet se shtetasit në fjalë pak muaj më parë, i është vendosur lëndë eksplozive në makinë, e cila ka shpërthyer, por nuk pati të dëmtuar në njerëz.

Makina e Tonin Gjinajt, të cilës i është vënë eksploziv në Maj të 2019
Viktima Tonin Gjini sapo kishte lënë mjetin për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërkohë që i ishte vendosur tritol në të.